Lajm i mirë: Shkon në 3 numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19
BKT
Shqipëri

Lajm i mirë: Shkon në 3 numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19

Pacienti zero, djali i cili kishte ardhur nga Firence dhe u identifikua si personi i parë me koronavirus në Shqipëri u shërua.

Ekskluzivitetin e këtij lajmi e pati kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook dhe më pas dhe ministrja e Shëndetësisë përmes një postimi konfirmoi atë, transmeton oranews.

"Edhe pacienti zero sapo është konfirmuar negativ.  Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme.

Pacientet e sheruar-   V,K dhe djali P. K të moshës 54 dhe 28 vjeç nga Tirana ishin dy rastet e para të prekur me koronavirus në vendin tonë. I riu kishte qëndruar për disa ditë në Firence dhe në 26 Shkurt kishte hyrë në vendin tonë me automjetin e tij nga pika kufitare e Muriqanit. Persomni i trete eshte një i afërm i pacientit zero. Më 9 mars 2020, ministria beri publik rastin e pare me COVID-19

Tre lene spitalin- Shkon keshtu ne 3 numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19.   Sot lanë spitalin dhe babai dhe një i aferm i pacientit zero. Ata do të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera. 

Ministrja e Shendetesise shprehu mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të mjekeve. 


MË SHUME NGA Shqipëri