17:28 / 22.03.2020
Gjiganti anglez i bashkohet garës për Bastonin
Liverpool është klubi i radhës që i është bashkuar ‘luftës’ për mbrojtësin e Inter, Alessandro Bastoni.
“Reds” janë duke rivalizuar Manchester Cityn, që janë të interesuar për shërbimet e 20-vjeçarit.
Sipas AS, kampioni i Evropës e sheh Bastonin si zëvendësuesi adekuat i Dejan Lovren që më shumë mundësi do largohet në verë nga “Anfield”.
Pos Bastonit, Liverpool ka interesim edhe për mbrojtësin tjetër të Interit, Milan Skriniar, por transferimi i këtij të fundit nuk është i lehtë sepse edhe Barcelona e Real Madrid ka interesim.























