Fisnik Durguti e demanton Sindikatën e Fadil Hoxhës RTK-së
Menaxheri i Arkivit Filmik në Radio Televizioni i Kosovës, Fisnik Durguti ka reaguar ndaj Sindikatës së Pavarur e RTK-së (SPRTK)e cila përmes një njoftimi ka shprehur shqetësim, për gjoja situatën me të cilën po përballen të punësuarit e RTK-së, si pasojë e pandemisë.
Postimi i plotë i Fisnik Durgutit në "Facebook":
Sindikata RTK, paska reaguar për shkak të kushteve se nuk janë siguruar për punëtorët e RTK sipas udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik dhe nuk po priton të bëj politikë edhe në këtë kohë pandemie duke hapur dezinformata për këtë çështje.
Janë siguruar dorëza dhe maska të nevojshme, është marrë vendim që të përgjysmohet stafi madje në disa departamente momentalisht duke punuar me numër minimal. Vetëm në sektorin e informacionit është duke u punuar me staf pak më të madh, ndërsa ky zotëria i nderuar nuk priton të merret me rrena dhe dezinformata.
Se ju ja doni te mirën RTK-së është parë edhe në reagimin tuaj, kur është zvogëluar buxheti i RTK. Asnjë fjalë.
Kjo sindikatë po fshehët kinse pas interesit të RTK-së dhe punëtorëve, por kjo realisht vetëm interesin e vet po e sheh.
Marreeee.























