Koronavirusi, Rama apelon shqiptarët: Mos merrni në qafë familjen

Koronavirusi, Rama apelon shqiptarët: Mos merrni në qafë familjen

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vazhdon t’iu kërkojë qytetarëve që të zbatojnë rregullat e shtetrrethimit dhe që të mos shkelin oraret e vendosura.

Ai në një shkrim në Facebook thotë se numri i të infektuarve do të rritet, por shpreson që mos rritet nga marrëzitë e njerëzve që nuk respektojnë rregullat.

“Sot numri i pozitivëve u rrit! Sidoqoftë brenda parashikimit lavdi Zotit dhe do të vazhdojë të rritet ende më shumë këtë javë! Por sfida e madhe është të mos rritet nga marrëzitë tona e të dalë jashtë kontrollit! Ju lutem si Krishtit e Muhametit, mos luani me zjarrin dhe mos bëni një hap më shumë përtej kufijve që janë vënë për secilin! Ju lutem mos merrni në qafë familjen dhe Shqipërinë me numra idioteskë në shkelje të rregullave të luftës”, ka porositur kryeministri Rama.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare