Shumë kosovarë që jetojnë Kroaci duan të kthehen në Kosovë
Ermina Përlaskaj Lekaj deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë në lidhje të drejtpërdrejt nga Kroacia, përmes Skype, ka njoftuae për pasojat e tërmetit në Kroaci dhe pandemin COVIS-19.
Ajo bëri me dije se ka kërkesa nga kosovarët për tu kthyer në Kosovë.
"Ka kërkesa për tu kthyer në Kosovë, unë i ftoj ata që të rrin në vendet ku janë, mos të marrin rrugë", tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas saj shteti kroat vetëm në vazhdimin e vizave do tu ndihmoj, tjetër mundësi nuk ka.
"Të dashur bashkëatdhetar, jemi në një kohë të vështirë ku duhet të bëhemi unik dhe ti ndihmojmë njëri -tjetrit. Ne që jetojmë në Kroaci mos të harrojmë punëtorët që kanë ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore dhe tani nuk kanë mundësi të kthehen në vendet e tyre. Këta punëtorë kanë mbetur në banesa, në rrugë, pa para, pa ushqim elementar. Prandaj ju lus edhe një herë të bëhemi solidar dhe ti ndihmojmë bashkëatdhetarët të cilët nuk i kanë familjaret dhe shtëpitë e tyre në Kroaci. Të dashur furrëtar, ju lus që ti mbani me bukë dhe humanizmin tuaj ta tregoni si deri më tani. Zoti na ndihmoftë!, tha ajo.























