Dyshime për koronavirus, ish-bomberi i Anglisë zgjedh vetizolimin
Gary Lineker është një emër shumë i njohur. Ish-sulmuesi i Anglisë dhe prezantuesi i “Match of the Day” në BBC, ka vendosur të izolohet. Shkaku? Djali i tij, George ka shfaqur simptoma koronavirusi dhe mund të jetë infektuar me COVID-19.
“Në vetizolim sepse George Lineker ka simptoma. Nuk janë të rregullta, por ka humbje të plotë të shqisës së shijes dhe nuhatjes. Po qëndroj i izoluar prej një jave. Jam treguar vigjilent, si në larjen e duarve dhe në respektimin e distancës, por ndodhem i izoluar”, shkruan Lineker në rrjetet sociale.
59-vjeçari ka postuar një tjetër status në “Twitter”. “Ia vlen të jesh i kujdesshëm nëse humbet shijen dhe nuhatjen. Ju mund të mos keni dijeni që jeni prekur nga koronavirusi. U konsultova me një doctor përpara se të ndaja këtë informacion me ju. Qëndroni të sigurt”, shkruan Lineker.























