Rama:60-70 për qind e popullsisë së Shqipërisë do të infektohet me COVID-19

Rama:60-70 për qind e popullsisë së Shqipërisë do të infektohet me COVID-19

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë në Abc News është shprehur se në ditët në vijim pritet të infektohen 60-70% e popullsisë së Shqipërisë nga Covid-19.

“Ne ashtu si shumica e vendeve të botës do të prekemi nga ky virus në masën 60-70 për qind të popullsisë nga ky virus. Kjo nuk diskutohet. Këtë nuk e diskuton askush”.

Rama thotë se 80% e atyre që u preken nuk do të mund ta marrin vesh se janë prekur nga kjo sëmundje.

“Nga 20 për qind e atyre që do ta marrin vesh, 80 për qind do ta kalojnë si një grip. 20 për qind e tyre do të kenë simptoma më shqetësuese. Në atë grup do të jenë edhe ajo masa që të do futen në reanimacion e larg qoftë edhe ata që do të kenë nevojë për frymëmarrje artificiale”.

I pyetur për numrin e testeve të kryera, Rama ka thënë se Shqipëria ka kryer më së shumti teste ndër 6 vendet e Ballkanit perëndimor.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare