Jeanné Kapela, ish-Miss Hawaii e diagnostikuar me coronavirus
Ish-Miss Hawaii, Jeanné Kapela është duke iu përgjëruar shtetit të saj të lindjes që t’i urdhërojnë njerëzit të ‘izolohen’ dhe t’i mbyllin shkollat e bizneset në mënyrë që të mbrojnë banorët kundër përhapjes së coronavirusit pasi ajo rezultoi pozitive me coronavirus.
Mbretëresha 25-vjeçare e bukurisë, e cila u kurorëzua “Miss Hawaii” në 2015 dhe më vonë konkurroi në “Miss America”, e bëri lutjen e saj përmes një postimi në Facebook, në të cilin ka shkruar se u kontraktua me coronavirus gjatë një udhëtimi të fundit për New York.
“Unë isha e shqetësuar për faktin se potencialisht kam qenë e ekspozuar ndaj COVID-19 në New York dhe u përpoqa të realizoj testin para se të kthehesha në Hawai, por nuk isha në gjendje ta bëja këtë për shkak të mungesës së testeve që ne kishim”, ka shkruar ajo.
Kapela tha që po ndjehet ‘mirë’, përveç një kollë të lehtë, dhe tregoi të premten se nuk po përjeton ndonjë simptomë të ngjashme me gripin, por është akoma nën karantinë ‘për të paktën shtatë ditë pas datës së testimit’.
“Unë madje u pyeta për t’u testuar menjëherë pasi u ktheva në ishuj, për të cilin u informova se mund të ishte e mundur”, shkroi Kapela.
“Përsëri, megjithatë, përpjekja ime për të qenë aktive dhe paraprake u kundërshtua dhe informacionet që më dhanë rezultuan të rreme”.

Jeanne tha se të gjitha palët me të cilët kishte kontaktuar që nga kthimi në shtëpi janë njoftuar, duke shtuar se ‘për fat të mirë, asnjë prej tyre, përfshirë familjen, nuk po shfaq simptoma’ të COVID-19.
“Tani është koha për t’u bashkuar në një kauzë të përbashkët për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje në brigjet tona”, ka thënë ndër tjerash modelja nga Hawaii.























