09:20 / 24.03.2020
Chris Hemsworth injoron rregullat e Koronavirusit
Aktori i njohur, Chris Hemsworth nuk është i gatshëm që të izolohet, pasi ai është parë teksa bën sërf në Australi.
Pavarësisht se bëhet thirrje që të qëndroni në shtëpi, të izoloheni e mos të dilni jashtë pa ndonjë nevojë, Chrisi nuk po i respekton këto rregulla.
Në Australi, ka shumë njerëz që shkojnë në plazh këto ditë të nxehta, pavarësisht përhapjes vdekjeprurëse të Covid-19.
























