Ikona kamerunase e muzikës humb jetën nga koronavirusi në Francë

Ikona kamerunase e muzikës humb jetën nga koronavirusi në Francë

Manu Dibango është emëruar nga UNESCO si Artist për Paqen në vitin 2004.

Manu Dibango, një yll veteran i xhazit afrikan, ka vdekur nga koronavirusi në Francë, njoftoi familja e tij.

"Me trishtim të thellë jua kumtojmë humbjen e Manu Dibango, i cili ndërroi jetë më 24 mars 2020, në moshën 86 vjeç", tha familja e tij në një deklaratë në rrjetet sociale.

Dibango ishte muzikant dhe autor këngësh që interpretonte me saksofon dhe vibrafon.

Ai zhvilloi një stil muzikor që ndërthur zhanret xhaz, funk dhe muzikën tradicionale kamerunase.

Ai është emëruar nga UNESCO si Artist për Paqen në vitin 2004.

Pas shfaqjes në qytetin kinez Wuhan dhjetorin e kaluar, koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 168 vende dhe rajone, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Në gjithë botën janë konfirmuar 381.293 raste, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 16.500. Ndërkaq, mbi 101.000 njerëz janë shëruar.