Shqipëria regjistron edhe 19 raste me koronavirus

Shqipëria regjistron edhe 19 raste me koronavirus

Bilanci i të infektuarve në Shqipëri rritet me 19 raste të reja brenda 24 orëve, ndërsa një 49 vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Infektivit.

Ai ndodhej i shtruar prej 13 ditësh. Deri tani në Shqipëri numërohen 123 të infektuar me koronavirusin COVID-19, nga këta 5 persona humbën jetën ndërsa 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetizoluar) pas dy testeve të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive është si vijon:

  • Fier 12 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 4 qytetarë
  • Korçë 9 qytetarë
  • Vlorë 4 qytetarë
  • Shkodër 2 qytetarë
  • Lezhe 1 qytetarë
  • Berat 1 qytetarë
  • Has 2 qytetarë