De Niro e Devito, apel për qytetarët e New York: Rrini në shtëpi

De Niro e Devito, apel për qytetarët e New York: Rrini në shtëpi

Nju Jorku, është një nga tre shtetet amerikane më të prekura nga koronavirusi i ri në SHBA. Guvernatori, Endriu Cuomo, ka ndërmarrë një sërë masash në përpjekje për të parandaluar përhapjen, por numri i rasteve vazhdon të rritet.

Dhe në disa raste, duket se nju jorkezët edhe nuk po ia vënë veshin.
Ndaj, për të bërë diçka më shumë, ai ka përdorur edhe një armë sekrete…

Ai ka prezantuar dy apele publike në të cilat shfaqeshin aktorët Robert de Niro dhe Danny deVito, në përpjekje për ti bindur banorët e Nju Jorkut, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe pandemia e koronavirusit të ngadalësohet…

“Përshëndetje. Unë jam Robert de Niro. Ne duhet të qëndrojmë të gjithë në shtëpi. Duhet të ndalojmë përhapjen e këtij virusi dhe mund ta bëjmë këtë vetëm së bashku. Jo vetëm që të mbrojmë veten, por të mbrojmë edhe të tjerët dhe gjithë të moshuarit që ju doni. Ju lutem, kini kujdes”.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Deni de Vito dhe po ju kërkoj nga thellësia e zemrës, të gjithëve në Nju Jork, qëndroni në shtëpi. Të gjithë. Jemi përballë këtij virusi, kësaj pandemia, dhe ju e dini se të rinjtë mund të preken dhe ata mund t’ia përcjellin të moshuarve, dhe më pas ndodh ajo që nuk do ta donte askush. Ndaj, guvernatori Cuomo, më kërkoi që t’ju kërkoj; ju lutem…na bëni një nder, të gjithëve, qëndroni në shtëpi dhe mos e përhapni virusin përqark. Faleminderit. Shikoni pak televizor ndërkohë, apo jo…?”.