Napoli e kërkon, por Immobile drejt rinovimit me Lazion!
Napoli tenton kryegolashënuesin e Serie A, Ciro Immobile por bomber bardhekaltër është i paprekshëm për presidentin e Lazios Claudio Lotito.
Numri 1 i Lazios e konsideron të pashitshëm sulmuesin e kombëtares italiane për të cilin drejtori sportive Igli Tare ka përgatitur një kontratë të re. Aktualisht Immobile është nën kontratë me klubin kryeqytetas deri në verën e vitit 2023 por te Lazio dëshirojnë ta mbajnë në skuadër deri në 2025-ën, sulmuesin 30-vjeçarin. Nëse hedh firmën mbi kontratën e re gjasat janë që Ciro ta mbyllë karrierën te bardhekaltërit pasi në verën e vitit 2025 do ta ketë kaluar moshën 35-vjeçare. Aktualisht Immobile përfiton 3,2 milionë euro plus bonuset në sezon por nga marrëveshja e re do të përfitojë 4 milionë euro në sezon plus bonuset.























