Kurti jep detaje për telefonatën me Merkel
BKT
Lajme

Kurti jep detaje për telefonatën me Merkel

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë më shumë detaje lidhur me telefonatën që dje e ka pasë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Ne kemi diskutuar për situatën me Covid-10, procesin e integrimit europian dhe dialogun me Serbinë. Kancelarja Merkel e ka ofruar mbështetjen e Gjermanisë për luftën tonë kundër korrupsionit dhe Programin ambicioz të Reformave”, ka shkruar Kurti në Twitter.

I pari i Qeverisë ka thënë se me kancelaren Merkel janë dakorduar që dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga Qeveria.

“Ne gjithashtu u pajtuam që dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga qeveria për të normalizuar më tutje marrëdhëniet tona dhe që të heqim të gjitha barrierat jotarifore. E mirëpres angazhimin e kancelares në këtë proces që duhet të përfundojë me një marrëveshje që normalizon krejtësisht marrëdhëniet dhe zgjudh të gjitha çështjet mes palëve”.


MË SHUME NGA Lajme