15:45 / 24.03.2020
Sejdiu: Mosuniteti politik tremb çdo njeri normal të këtij vendi
Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se pas luftës në Kosovë pasojat e së cilës ndihen me dhembje edhe sot, këto ditë po përjetohen si ditët më të vështira dhe më të rrezikshme për shëndetin qytetarë.
Sejdiu tha se virusi COVID-19 arriti shpejtë edhe në Kosovë, e për aq sa mundet po e kërkon “hakun” e vet.
Ish-kreu i vendit deklaroi se pikërisht në këto ditë të vështira, fatkeqësisht në Kosovë vërehet mosuniteti politik dhe institucional i shprehur karshi këtyre sfidave kur edhe po rrezikohen jetërat e njerëzve.
Sipas tij, ashpërsia e gjuhës që po përdoret, shqetëson dhe tremb çdo njeri normal të këtij vendi.
Reagimi i plotë:























