Populli i Kosovës ka nevojë për stabilitet politik
BKT
Lajme

Populli i Kosovës ka nevojë për stabilitet politik

Fraksioni i Partisë Socialdemokrate në Gjermani në një njoftim për medie i ka bërë thirrje spektrit politik në Kosovë të qëndrojnë larg lojërave politike, në situatën kur vendi gjendet në krizë me koronavirus.

Sipas njoftimit të fraksionit të SPD-së forcat politike po përpiqen që ta shfrytëzojnë rastin që ta rrëzojnë qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Në krizën aktuale, qeveria e kryeministrit Albin Kurti po vepron me kujdes. Prandaj jemi shumë të shqetësuar për mënyrën sesi forcat brenda vendit po përpiqen të përdorin pandeminë për përfitime politike. Në vend që të kishte një zë me qeverinë dhe të thërras për respektim të masave mbrojtëse, presidenti Thaçi po bën thirrje që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, duke zgjeruar kështu kompetencat e tij. Vendet e BE-së kanë një vëmendje në aktivitetet e saj politike. Vendimi i Albin Kurtit për të shkarkuar ministrin e Brendshëm Agim Veliu,  është logjike pasi ai kishte folur në favor të një emergjence dhe kështu kundërshtoi autoritetin e kryeministrit”, është thënë në njoftimin e fraksionit të SPD-së.

Grupi parlamentar gjerman bën thirrje që Lidhja Demokratike e Kosovës që ta tërheqë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

“Populli i Kosovës ka nevojë për stabilitet politik më shumë se kurrë. Është një shenjë inkurajuese që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe deputetë të tjerë dhe ministra nga LDK janë kundër votës së mosbesimit”.

“Përpjekjet e forcave jo-evropiane, nën hijen e pandemisë globale të koronës, për të vazhduar më tej me planet për një shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës nuk mund të tolerohen fare. Këto rrezikojnë stabilitetin e të gjithë rajonit. Ne i refuzojmë lojërat e tilla”, është thënë në këtë njoftim.

 


MË SHUME NGA Lajme