Thaçi: BE-ja po vazhdon ta diskriminojë Kosovën
BKT
Lajme

Thaçi: BE-ja po vazhdon ta diskriminojë Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi, e vlerësoi si hap tërëndësishëm vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të dyja këto vende por edhe për rajonin.

“Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

Megjithate Thaçi theksoi se Bashkimi Evropian po e vazhdon diskriminimin ndaj Kosovës.

“Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës” ,ka shkruar Thaçi.


MË SHUME NGA Lajme