Bucci: Shqipëria në BE është në të mirë të Evropës

Bucci: Shqipëria në BE është në të mirë të Evropës

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci tha sot se Shqipëria në BE është në të mirë të Shqipërisë dhe në të mirë të Evropës.

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, duke folur mbi vendimin e sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë tha se ishte “i lumtur për vendimin e çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE!”

“Italia ka qenë përherë përkrah Shqipërisë në këtë sfidë e do vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen. Tani në punë për të hyrë më në fund në Evropë. Shqipëria në BE është në të mirë të Shqipërisë dhe në të mirë të Evropës!”, tha ai.