PD përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

PD përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Partia Demokratike ka përshëndetur sot vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

“Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen”, thuhet në deklaratë e PD-së.

Po ashtu në deklaratë të PD-së thuhet se “Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyrim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie. /ATSh


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare