Dy raste të reje me COVID-19 në Lezhë, infektohet infermierja dhe sanitarja

Dy raste të reje me COVID-19 në Lezhë, infektohet infermierja dhe sanitarja

Dy raste të reje me COVID-19 në Lezhë, infektohet infermierja dhe sanitarja, dyshohet se është prekur edhe një polic në Korçë

Rritet numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy persona të stafit mjekësor të spitalit të Lezhës janë të infektuar me COVID-19. Të njëjtat burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një infermiere të moshës 35- vjeç dhe një sanitare, 55-vjeç.  Ato ende ndodhen në dhomën e izolimit të ngritur në ambientet e spitalit të Lezhës  dhe pritet të nisen drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Po kështu, një punonjës policie në qytetin e Korçës dyshohet se është infektuar me COVID-19. Polici është nisur me ambulancë drejt Tiranës. Ai kishte ardhur nga Greqia para 10 ditësh.