Brenda karantinës luksoze të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Brenda karantinës luksoze të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Ky izolim në shtëpi ka dhe një të mirë për të gjithë pasi qëndrojmë më shumë me familjarët tanë.

Edhe Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez këto ditë karantinimi kanë vendosur t’i kalojnë në shtëpi afër fëmijëve.

Të veshur sportivë dhe me shkopin e bejsbollit në duar ata shihen duke luajtur në oborrin e shtëpisë.

Pandemia nga Covid-19 tashmë ka mbërthyer të gjithë botën mirëpo JLO dhe Alex shihen të lumtur duke e kaluar këtë situatë me sa më shumë buzëqeshje dhe sportivitet.

Pavarësisht çdo gjëje, këto ditë pushimi çifti po i shijon në maksimum dhe me qetësinë e duhur, duke dhënë kështu një shembull për të gjithë të tjerët.