Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2ºC në 07ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 15ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.