Idris Elba: Të famshmit nuk paguhen për të thënë se kanë coronavirus

Idris Elba: Të famshmit nuk paguhen për të thënë se kanë coronavirus

Aktori amerikan, Idris Elba, është në mesin e shumë yjeve botërore që u diagnostikua me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Meqë rezultoi pozitivisht me coronavirus, 47-vjeçari ka hedhur poshtë pretendimet se të famshmit janë paguar për të thënë se ata janë infektuar nga virusi.

Elba hyri ‘live’ në llogarinë e tij zyrtare, Instagram për të mbyllur thashethemet e tilla.

“Unë mendoj se debati për të pasur dhe të varfër dhe kush po e merr atë dhe kush jo, mendoj, nuk është një debat i shëndetshëm”, ka thënë tha aktori për Entertainment Tonight. “Është si, unë kam bërë një test, por gjithashtu kam marrë COVID-19. A më bën kjo të privilegjuar? Unë nuk e kuptoj këtë”.

“Dhe gjithashtu kjo ide se dikush si unë do të paguhet për të thënë se kam coronavirus, kjo është e tmerrshme”, vazhdon më tej ylli amerikan.

“Njerëzit duan të përhapin atë sikur një lajm. Është mënyra më e shpejtë për të sëmurë njerëzit sepse nuk ka asnjë përfitim për mua dhe gruan time, Sabrina ulur këtu duke thënë që ne e kemi marrë atë ose nuk e kemi marrë. As nuk e kuptoj logjikën e kësaj”.

Ylli i “Cats” theksoi se ai ‘nuk është aktor tani’ mes betejës së tij me virusin.

Gruaja e Elba, Sabrina Dhowre Elba, gjithashtu zbuloi së fundmi se ajo ishte diagnostikuar me virusin pasi kishte zgjedhur të izolohej me burrin e saj.