10:50 / 25.03.2020
Kosnett largohet nga Kuvendi
Në prag të seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, në Kuvendin e Kosovës ka qëndruar ambasadori amerikan, Philip Kosnett.
Ai tridhjetë minuta para se të fillojë seanca u pa duke dalë nga objekti i legjislativit.
Ende nuk dihet se me kënd është takuar, mirëpo KosovaPress mëson se ai ka zhvilluar një takim me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.
Deputetët e partive të ndryshme kanë filluar të hynë brenda objektit.
Me inicimin e mocionit të mosbesimt të LDK-së përkrahur nga partitë opozitare sot pritet të rrëzohet Qeveria Kurti./KosovaPress/























