Mesazhi i Challandes: Qëndroni në shtëpi! (Video)
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka qenë personaliteti i radhës që nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetet sociale të FFK-së ka bërë thirrje për popullin e Kosovës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në këtë mënyrë të ruajnë shëndetin e familjes së tyre dhe të vendit.
“Shpresoj që jeni mirë dhe me shëndet të plotë në këto kohë të vështira, jo vetëm për Kosovën, por për tërë Evropën, përfshirë edhe Zvicrën që po përballet me Coronavirus. Prandaj në këto kohë të vështira, dëshiroj të ju bëj thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të qetë për sigurinë shëndetësore për ju dhe familjet tuaja. Ne do ta kalojmë këtë së bashku, por derisa të vijë ajo ditë është e rëndësishme të zbatoni masat e ndërmarra nga institucionet tuaja shtetërore, t’i respektoni ato masa dhe kësisoj ta luftojmë së bashku këtë virus, të cilin do ta mposhtim të gjithë së bashku si një ekip, por me kontributin e secilit prej jush. Ne do t’ia dalim dhe pastaj do të kthehemi për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tona, së bashku, të udhëhequr nga vlerat e ekipit tonë kombëtar, që janë disiplina dhe solidarizimi, kështu ne do të fitojmë! Gjitha të mirat…”, ka theksuar Challandes në mesazhin e tij.























