Aktorja e James Bond shërohet plotësisht nga koronavirusi

Aktorja e James Bond shërohet plotësisht nga koronavirusi

Aktorja e James Bond shërohet plotësisht nga koronavirusi

Aktorja dhe modelja e njohur, Olga Kurylenko ka bërë të ditur se ajo është plotësisht e shëruar nga koronavirus.

Kurylenko konfirmoi se gëzon një shëndet të mirë, përmes një fotoje në të cilën shihet teksa mban djalin e saj, por pa harruar të vendosë edhe maskën.

Image

“Unë jam shëruar plotësisht,” shkroi ajo, së bashku me një emoji të duarve të lutjes.

Më pas, Kurylenko kujtoi simptomat e saj gjatë dy javëve të fundit, por që fatmirësisht ajo ndjehet mirë dhe po shijon këto kohë, për të menduar për shumë gjëra dhe për të kaluar kohë me djalin e saj.

“Për një javë u ndjeva shumë keq dhe isha kryesisht në shtrat, duke fjetur, me ethe të lartë dhe dhimbje koke të fortë. Javën e dytë, ethet u zhdukën, por u shfaq ca kollë e lehtë dhe u ndjeva shumë e lodhur. Deri në fund të javës së dytë, u ndjeva plotësisht mirë. Kollitja është pothuajse e zhdukur, edhe pse unë ende kollitem në mëngjes, por pastaj ajo plotësisht largohet gjatë ditës. Une jam mire! Dhe tani thjesht po shijoj këtë kohë, të mendoj për shumë gjëra dhe të kaloj kohën me djalin tim”.