“De Geas i duhen syze, CR7 mësoi gjithçka nga unë”

“De Geas i duhen syze, CR7 mësoi gjithçka nga unë”

Ylli portugez i Orlando në MLS, Luis Nani, ka zgjedhur 5 futbollistët më të mirë për të ndërtuar një ekip kalçeto.

Në portë, Nani zgjodhi ish-shokun e tij të skuadrës te Manchester United, Davi De Gea.

“Për mua, David është portieri më i mirë në botë. Thjesht i duhen syzet që vendos jashtë fushave. E kam seriozisht, ka probleme disa herë me shikimin”. Kjo shpjegon më së miri disa gafa të gardianit spanjoll”, tha ai.

Në mbrojtje, Bruno Alves: “Për një mbrojtës, ka shumë cilësi të mira teknike. Besoj se do të ishte perfekt në mini-fushë”. Mesfushën, Nani ia beson Decos dhe Scholes. “Deco është idhulli im, një magjistar i topit. Scholes? Perfekt, së bashku me Decon do të ishin të pakalueshëm”.

Ndërsa në sulm, nuk ka surprizë: “Cristiano Ronaldo! “Cristiano është shumë i shpejtë, i aftë me të dyja këmbët. Mund të luajë shkurt, por dhe në hapësirë me shpejtësinë e tij. Nuk habitem, ai ka mësuar shumë nga unë kur kemi qenë në fillimet e karrierës”, tha Nani duke qeshur. Një formacion i pathyeshëm, apo jo?