Michelle – amerikanëve në karantinë: Nuk jeni vetëm

Michelle – amerikanëve në karantinë: Nuk jeni vetëm

Michelle Obama po ua rikujton amerikanëve që e praktikojnë distancën sociale për shkak të koronavirusit, se pavarësisht asaj nëpër të cilën po kalojnë, ata “nuk janë vetëm”.

 

“Këto javët e kaluara kanë qenë të frikshme dhe të vështira për shumë prej nesh”, tha ish zonja e parë e SHBA-së me anë të një postimi në Instagram.

“Ne thjesht nuk kemi një udhërrëfyes për atë nëpër të cilën jemi duke kaluar – që në vetvete mund të sjellë ndjenja ankthi, vetmie dhe frike. Për të mos përmendur shqetësimin që ndjejmë për shëndetin dhe sigurinë e prinëdrve tanë, fëmijëve dhe njerëzve të dashur, si dhe sigurinë financiare të kaq shumë familjeve”.

“Çfarëdo që jeni duke kaluar në këto momente, dua që ta dini se nuk jeni vetëm. Edhe nëse e kemi praktikuar distancimin shoqëror, kjo normë e re është diçka që po e zbulojmë së bashku”, shkroi Obama.

“Në një telefonatë që e bëri me Ellen DeGeneres, Michelle tha se po i kalonte ditët me familjen e saj dhe po se përpiqej ta tejkalonte rutimën.