Demi Lovato në karantinë me të dashurin e saj të ri

Demi Lovato në karantinë me të dashurin e saj të ri

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Demi Lovato ka vendosur të vetizolohet gjatë këtyre ditëve me të dashurin e saj më të ri, aktorin Max Ehrich

Dyshja nuk ka shumë kohë që janë njohur, por kanë flirtuar me njëri-tjetrin në ‘Instagram’ prej disa javësh.

Demi dhe Max vendosën të njihen më mirë duke u karantinuar bashkë, ndonëse kanë vetëm pak ditë që kanë nisur të shoqërohen. ‘Cosmopolitan’ shkruan se nuk dihet ende se si janë njohur këngëtarja me aktorin, përveç faktit se kanë qenë të dy në Los Angeles.

Kujtojmë se vetëm 3 muaj më parë, Lovato i dha fund lidhjes së saj me Austin Wilson sepse mënyra e jetesës së tyre nuk përshtatej.