Katër fëmijë mes 174 të infektuarve me COVID 19 në Shqipëri

Katër fëmijë mes 174 të infektuarve me COVID 19 në Shqipëri

Mes 174 të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, 4 raste janë të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive.

Lajmi konfirmohet nga  Eugena Tomini e Institutit te Shëndetit Publik ne nje deklarate për median

"Jane 4 fëmijë të moshës pediatrike pa shenja klinike dhe në gjëndje të mirë shëndetësore" u shpreh ajo

Mësohet se dy prej tyre janë nga Tirana dhe dy nga Lezha. Të katërt ndodhen në vetëkarantinuar në shtëpi.

Ministria e Shëndetësisë në raportimin e sotëm tha se fëmijët janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton oranews. 

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja infeksioni nga 103 teste të kryera, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 174. Ndersa jane 6 te vdekur. 

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.