Hoxhaj: Masakrat duhet të rëndojnë mbi ndërgjegjen e serbëve

Hoxhaj: Masakrat duhet të rëndojnë mbi ndërgjegjen e serbëve

Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës së familjes Berisha në Suharekë dhe 21 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe.

Përmes një shkrimi në Facebook, tha se masakra në Suharekë ndaj familjes Berisha është një nga krimet monstruoze që pushtuesi serb kreu në Kosovë.

Hoxhaj gjithashtu tha se po të njejtën ditë, forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banorë të Krushës së Madhe, përderisa thekson se familjarët ende po presin ende t’i varrosin anëtarët e tyre të familjes.

Krejt në fund të shkrimit, Hoxhaj deklaroi se këto “masakra duhet të rëndojnë jo vetëm në ndërgjegjen e kryesve të mizorive, në këtë rast të vet shtetit serb, por edhe në ndërgjegjen e atyre që nuk ia dhanë ende dënimin e merituar këtij krimi”.