Hazard: Më gjykoni sezonin tjetër, do të isha gati për Euro 2020-ën!

Hazard: Më gjykoni sezonin tjetër, do të isha gati për Euro 2020-ën!

Sezoni i parë i Eden Hazard me fanellën e Realit të Madridit ka qenë tërësisht për t’u harruar. Mister 100 mln euro-shi aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që mund ta mbajë jashtë fushave të futbollit deri në qershor.

Ky sezon i parë i Hazard me Los Blancos është kushtëzuar nga dëmtimet e shumta me belgun që ka shënuar vetëm një gol në 15 paraqitje me Realin mes La Ligas dhe Championsit. Hazard në një intervistë ka theksuar se shpresonte të ishte gati për Euro 2020 që tashmë është shtyrë për vitin tjetër ndërsa shtoi se tifozët duhet ta gjykojnë në sezonin e tij të dytë me klubin merengues.

“Sezoni im i parë te Real Madrid ishte i keq, megjithatë jo gjithçka shkoi keq. Ishte një vit për t’u adaptuar më shumë, dua që të gjykohem në sezonin e dytë. Është në dorën time të jem në formën maksimale vitin tjetër. Këtu grupi i lojtarëve është shumë i mirë, kam njohur njerëz të rinj.Është një eksperiencë shumë e mirë për mua, kam edhe katër vite kontratë e shpresoj të jem në formë të mirë. Kisha planifikuar të luaja në këtë Europian, por do ta kemi në vitin tjetër. Më vjen keq, tani synimi im është të kthehemi në formë. Edhe për fansat do jetë e vështirë të mos e shohin kompeticionin në këtë vit, por në jetë ka prioritete”, u shpreh Hazard.