Atletico Madrid konfirmon blerjen e goleadorit
BKT
Sport

Atletico Madrid konfirmon blerjen e goleadorit

Atletico Morata arriti një akord me Chelsea janarin e vitit 2019 për të marrë në huazim Alvaro Moratën.

Sulmuesi spanjoll është përshtatur për mrekulli me skuadrën e Diego Simeones dhe është rikthyer të shënojë përsëri.

Periudha angleze u shoqërua me probleme psikologjikë dhe në Madrid ka gjetur vetveten. Paraqitjet e tij kanë bindur “Cholchoneros” të blejnë përfundimisht kartonin e 27-vjeçarit. AS raporton se Atletico ka vendosur të shfrytëzojë klauzolën e blerjes së Moratës për shumën e 55 milion eurove.

Sulmuesi ka shënuar 15 gola këtë sezon dhe është ndër të preferuarit e trajneri Simeone. Morata do të firmosë një kontratë 3-vjeçare në verë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit spanjoll.