Edhe Mourinho pas Godin
BKT
Sport

Edhe Mourinho pas Godin

Tottenham është duke garuar me Manchester United për transferimin e mbrojtësit të Interit, Diego Godin.

Sipas mediave angleze, uruguaiani nuk është përshtatur në Seria A, andaj do largohet në fund të sezonit.

“Djajtë e Kuq” janë të interesuar për Godin, por kësaj gare i është bashkuar Tottenham në krye me Jose Mourinhon.

Mourinho është munduar edhe më herët ta transferojë 34-vjeçarin sa ishte te Atletico, por asnjëherë nuk ia ka dal.

Pos këtyre dy gjigantëve anglez për shërbimet e Godin mbetet i interesuar Valencia.