COVID-19/Mbretëria e Bashkuar zgjat afatin e vizave për qytetarët shqiptarë
BKT
Shqipëri

COVID-19/Mbretëria e Bashkuar zgjat afatin e vizave për qytetarët shqiptarë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi se qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19, do t’iu zgjatet viza.

“Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetizolimit të tij”, thuhet në njoftimin e MEPJ-së.

Kjo situatë, bëhet e ditur se do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

“Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar”, njoftoi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.


MË SHUME NGA Shqipëri