Mourinho e do yllin e Realit

Mourinho e do yllin e Realit

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho dëshiron ta transferojë sulmuesin e Real Madrid, Luka Jovic.

Jovic u transferua në verë të “Los Blancos”, por nuk arriti të gjejë formën që kishte te Eintracht Frankfurt.

Kjo ka bërë që “Mbretërit” ta lejojnë të huazohet të ndonjë skuadër në mënyrë që të rifitojë besimin.

Mourinho thuhet se është admirues i 22-vjeçarit, andaj e dëshiron në skuadër sezonin e ardhshëm.

Pos Mourinhos i interesuar për shërbimet e Jovic mbetet Chelsea.