Balotelli “divorcohet” nga Brescia, drejt Galatasarayt

Balotelli “divorcohet” nga Brescia, drejt Galatasarayt

Mario Balotelli pritet t’i japë fund aventurës së tij te Brescia pas vetëm një sezoni, pasi përveç golave të paktë të shënuar, ka kompromentuar tërësisht edhe marrëdhëniet me presidentin Cellino e drejtuesit e tjerë të klubit.

Sulmuesi italian iu bashkua “dallëndysheve” këtë verë, por përtej bujës së madhe, arriti të tregojë shumë pak në fushë, duke shënuar vetëm 5 gola në 19 ndeshje, ndërsa Brescia renditej në vendin e fundit kur u ndërpre kampionati.

Gjatë kësaj kohe, sulmuesi është përfshirë disa herë në debate me drejtuesit e klubit, ndërsa së fundi me deklaratat publike që ka lëshuar, ka detyruar zyrën e shtypit të Bresicas që të distancohet disa herë.

Në marrëveshjen mes palëve thuhet se do të negociohet rinovimi nëse Bresica do t’ia dalë të qëndrojë në Serinë A, por edhe nëse kjo ndodh, Balotelli është i destinuar të largohet, ndërsa Mino Raiola ka nisur kontaktet me klubin turk të Galatasarayt.