Mustafa: ShBA-të demantuan, kërkoni falje

Mustafa: ShBA-të demantuan, kërkoni falje

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku thuhet se nuk ka asnjë plan për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa ka shkruar se të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre duhet t’iu kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtar për fyerjet.

Mustafa ka thënë se kjo e dëshmon se ata ikën si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.
Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit! IM. 


MË SHUME NGA Aktuale