Pas më shumë se dy viteve në koma, ish lojtarit të Ajax i kthehet vetëdija

Pas më shumë se dy viteve në koma, ish lojtarit të Ajax i kthehet vetëdija

Lajme të mrekullueshme vijnë nga mediet holandeze.

Ish lojtari i Ajax Amsterdam, Abdelhak Nouri, është në situatë më të mirë shëndetësore.

Pas më shumë se dy viteve në gjendje koma, familjarët e ish lojtarit të Ajax kanë njoftuar se Nouri i është kthyer vetëdija, përcjell lajmi.net.

Në një situatë shumë të vështirë për të gjithë, mrekullia duket se ka ndodhur për Nouri.

Lojtari tashmë mundet të qëndrojë i ulur dhe t’i dëgjojë familjarët tek flasin.