Thaçi falënderon SHBA-të, thotë se lajmet e rreme janë kërcënim

Thaçi falënderon SHBA-të, thotë se lajmet e rreme janë kërcënim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku demantohen zërat se midis Kosovës dhe Serbisë ka marrëveshje sekrete për shkëmbim territoresh.

Ai ka falënderuar Grenellin, Palmerin dhe Konsettin për deklaratën e tyre të përbashkët e të sigurisë.

Më tutje, ai është shprehur se lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

Ky është postimi i tij:

Faleminderit Richard Grenell, Matthew Palmer dhe Philip Kosnett për këtë deklaratë të sigurisë. Ne duhet të përdorim momentin dhe mbështetjen e SHBA-ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë një kërcënim i përhershëm për këtë qëllim.