SHBA mbetet partner i Shqipërisë në çdo hap të këtij rrugëtimi

SHBA mbetet partner i Shqipërisë në çdo hap të këtij rrugëtimi

Ambasada Amerikane ka mirëpritur lajmin e mirë se Këshilli Europian ka çelur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Përmes një postimin në faqen zyrtare të ambasadës, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo theksoi se SHBA mirëpret vendimi e KE.

“Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Europian për të çelur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të këtij rrugëtimi.”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.