Klopp e do Immobilen në Liverpool
BKT
Sport

Klopp e do Immobilen në Liverpool

Garë ashpër në tregun e futbollit për Ciro Immobilen. Edhe pse Lazio do ta blindojë me një kontratë të re yllin e ekipit, disa klube të rëndësishme janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e 30-vjeçarit.

Gattuso e do te Napoli kryegolashënuesin e Serie A, Carlo Ancelotti e kërkon te Evertoni ndësa sëfundmi në skenë për Immobilen ka dalë edhe Liverpooli. Klopp i cili e ka patur edhe te Dortmundi Immobilen tashmë e do në Liverpool. Vetë lojtarit i ka mbetur peng që bashkëpunimi me trajnerin gjerman zgjati pak dhe ai nuk arriti të bindte atë me paraqitjet e tij, për këtë arsye Immobile nuk do t’i thoshte jo kalimit te Liverpooli.