Javën tjetër nis riatdhesimi i shqiptarëve, do të jetë falas

Javën tjetër nis riatdhesimi i shqiptarëve, do të jetë falas

Kryeministri Edi Rama deklaron se javën e ardhshme nis riatdhesimi i të gjithë shqiptarëve të cilët mbetën jashtë kufijve për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Riatdhesimi do të bëhet falas dhe neser do të listohen pikat se ku do të merren qytetarët.

Nesër publikohet kalendari i misionit të riatdhesimit dhe pikat përkatëse ku do të bëjmë imbarkimin e misioneve të riatdhesimit dhe pikat përkatëse ku do të bëjmë imbarkimin e personave të listuar tani më. Këto misione do i kryejmë pa pagesë nga ana e individëve. I takon Lasgushin ti sjellë njerëzit tanë në shtëpi. I kam kërkuar kompanisë të marrë përsipër barrën e të qenit shtëpia e shqiptarëve në qiejt e Europës e të mos kërkojë lekë për të kryer këto misione humanitare. Jam i lumtur që gadishmëria e kompanisë ka qenë e menjëhershme" u shpreh Rama ne nje komunikim per median.

Po punohet për lejet speciale të fluturimeve çarter. 

Ku janë shqiptarët që duhet të riatdhesohen? 

Itali eshte grupi më i madh 650 persona

Në Britani 114 persona

Në Kroaci 341 persona

Zvicër 77 persona

Greqi 45 persona

Gjermani 35

Francë 37

Suedi 21

Austri  19

Në vendet e tjera ka nga 1- 12 persona.

"Unë e të gjithë ne po bëhemi copash, 14 copash përditë e natë që të mos lëmë asnjëprej jush vetëm. Që nga familjet e individët që kanë nevojë për ndihmë immediate dhe deri tek ata që nuk kthehen dot në shtëpi. Nuk do lë gurë pa luajtur dhe ti ardhur ndihmë kujtdo por dreqi e mori futeni mirë në kokë jemi në luftë dhe të gjithë duhet të shtrëngohen" tha Rama në mesazhin.