17:35 / 27.03.2020
Mustafi: Nuk jam duke menduar për të ardhmen time
Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi insiston se nuk është duke menduar të ardhmen.
Mustafi se bashku me bashkëlojtarët është në karantinë shkaku i koronavirusit.
I pyetur për të ardhmen, shqiptari që përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë tha se është vështirë për të menduar të ardhmen.
“Jemi në një situatë ku të gjithë janë të shqetësuar për situatën dhe nuk mendojmë shumë për të ardhmen personale”.
“Është vështirë të mendoj për të ardhmen. Askush nuk e di çfarë do ndodh dhe kur do luajmë përsëri”.
“Këtë moment nuk jam duke menduar. Gjithashtu klubi ka gjëra më të rëndësishme të merret se me të ardhmen time”, deklaroi ai.
Për Mustafin kanë interesim dy gjigantët turk, Fenerbahce dhe Galatasaray.























