17:38 / 27.03.2020
Utah Jazz: Gobert dhe Mitchell kanë kaluar koronavirusin
Skuadra nga NBA, Utah Jazz, ka dhënë të rejat e fundit për dy yjet e tyre.
Jazz njoftojnë se Rudy Gobert dhe Donovan Mitchell tashmë janë shëruar nga Covid19.
Gobert ishte basketbollisti i parë në NBA që u prek nga ky virus, duke qenë edhe aryeja kryesore që shtyu vendimin për suspendim të kampionatit.
Mitchell, shoku i tij i skuadrës, ishte i dyti që u infektua, e që me gjasë e mori virusin nga qendra franceze, transmeton lajmi.net.
Lajmi i mirë është se tashmë të dy lojtarët kanë kaluar këtë problem.























