18:04 / 27.03.2020
“Neymar është më i mirë se Messi”
Fituesi i Kupës së Botës, Marcos Cafu insiston se ylli i PSG-së, Neymar është talent më i mirë se kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është duke punuar në marrëveshjen për të rikthyer brazilianin në “Camp Nou”.
Cafu beson se asnjë lojtar nuk mund të mposhtë Neymarin nëse bëhet fjalë për kualitetin.
“Nëse bëhet fjalë për kualitet, nuk ka lojtar më të mirë se Neymar, as Messi, i të cilit jam fans i madh”.
“Është lojtari që bën ndryshimin në futbollin brazilian”, deklaroi ai.
Pos Barcelonës, flitet se i interesuar mbetet edhe Real Madrid.























