PSG i ofron 10 milionë euro në sezone Koulibaly

PSG i ofron 10 milionë euro në sezone Koulibaly

Ndonëse këtë sezon ka luajtur pak për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme, mbrojtësi i Napolit Khalidou Koulibaly vijon të mbetet një nga më të kërkuarit në tregun europian.

Klube të ndryshme angleze e spanjolle janë vënë prej kohësh në gjurmën e senegalezit, por sipas mediave italiane, në “pole position” për momentin janë kampionët e Francës, Paris Saint Germain.

Këta të fundit kanë një marrëveshje paraprake me Koulibaly, për një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ndërsa tani Leonardo po punon për të bindur edhe klubin e Napolit, me një pagesë prej 90 milionë eurosh.

Vetë Koulibaly e ka shprehur hapur qëndrimin e tij se dëshiron të largohet nga Napoli dhe të provojë një tjetër eksperiencë, ndërsa presidenti De Laurentiis do të provojë të mbushë arkat me shitjen e tij këtë verë.