Gjigantët e Evropës vihen pas Donnarummas

Gjigantët e Evropës vihen pas Donnarummas

Gianluigi Donnarumma ka insistuar që dëshiron të qëndrojë te Mialn, pasi një mori klubesh evropiane u vunë pas shërbimeve të tij.

21 vjeçari ka qenë në shënjestër të disa klubeve të mëdha të Evropës, pasi debutoi te Milan në vitin 2015.

Sidoqoftë, me kontratën e italianit që skadon në verën e vitit 2021, klubet e Evropës kanë kthyer sërish sytë nga ai, për të parë nëse është i interesuar për të ndërruar ambient.

Thuhet se Real Madrid, Paris Saint Germian dhe Chelsea janë skuadrat e interesuara për portierin italian, përcjell lajmi.net.

Chelsea duket më serioze, me Frank Lampard që nuk po llogarit në Kepa Arrizbalaga për sezonin e ardhshëm.