Juve përgatit super-ofertën për Pogban

Juve përgatit super-ofertën për Pogban

Klubi italian, Juventus insiston që ta rikthej në skuadër yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogban.

Sipas mediave italiane, torinezët janë duke përgatitur një super-ofertë për francezin.

Pogba duke se ka ndarë mendjen që në fund të këtij sezoni, të largohet nga “Old Traffordi”.

Reprezentuesi francez prej kohësh është i lidhur me transferimin në Real Madrid si dhe me rikthimin në Torino.

Madje, tashmë “Zonja e Vjetër” është duke përgatitur një ofertë bindëse për Pogban.

“Juventusi po përgatit një ofertë spektakolare për Paul Pogban”, shkruajnë mediat italiane.