Messi dhe yjet e tjerë të Barcës pësojnë ulje drastike të pagave

Messi dhe yjet e tjerë të Barcës pësojnë ulje drastike të pagave

Pandemia e koronavirusit po sjellë humbje të mëdha në gjithë Evropën. Pezullimi i kampionateve po shkakton probleme të mëdha edhe për klubet e mëdha të futbollit.

Te Barcelona, siç raporton Sportmail, bordi i klubit po rrezikon një mosmarrëveshje të mundshme me lojtarët shkaku i kërkesës së tyre për uljen e pagave.

Bordi i Barcelonës i udhëhequr nga presidenti Josep Maria Bartomeu, mund të shkurtojë pagat deri në 70 për qind shkaku i humbjeve nga COVID-19.

Ende nuk ka ndonjë aprovim nga lojtarët, por pagat e tyre pritet të zvogëlohen drastikisht.

Lionel Messi:

Kontrata aktuale: 500 mijë funte në javë

Pas zbritjes 70 për qind: 150 mijë funte në javë

Antoine Griezmann:

Kontrata aktuale: 294 mijë funte në javë

Pas zbritjes 70 për qind: 88 mijë e 200 funte në javë

Luis Suarez:

Kontrata aktuale: 290 mijë funte në javë

Pas zbritjes 70 për qind: 87 mijë funte në javë

Sergio Busquets:

Kontrata aktuale: 260 mijë funte në javë

Pas zbritjes 70 për qind: 78 mijë funte në javë

Gerard Pique:

Kontrata aktuale: 220 mijë funte

Pas zbritjes 70 për qind: 66mijë funte në javë